Drenasi nga sot vëzhgohet nga kamerat e sigurisë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arsim Haxhiu i shoqëruar nga drejtoresha e Shërbimeve Publike, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, drejtori i Inspektoriatit, Milaim Hajdari kanë vizituar Stacionin Policor në Drenas ku janë pritur nga komandanti i këtij stacioni, Driton Morina.

Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi i implementimit të projektit të vendosjes së kamerave në qytetin e Drenasit.

Sipas një kumtese për media, ky projekt është realizuar në bashkëpunim të ngushtë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Stacionin Policor në Drenas, ku janë marr edhe sugjerimet nga policet e Drenasit për pikat kyçe  për vendosjen e kamerave të sigurisë, pasi që vëzhgimi i kamerave të sigurisë do të behët nga Stacioni Policor i Drenasit.

Ndërkaq, komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina tha se me vendosjen e këtyre kamerave, ky projekt do t’i ndimojë Policisë së Kosovës për zbulimin e veprave të ndryshme.

Këtë vit është implementuar faza e parë e këtij projekti, ndërsa vitin e ardhshëm do të vazhdoj edhe faza e dytë për zgjerimin e vendosjes së kamerave në qytetin e Drenasit, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...