Drejtoria Shëndetësisë: Disa media të ndikuara politikisht po dezinformojnë opinionin me deklarata te subjektit politik PDK

PUBLIKUAR

Në raportin për muajin tetor nga Drejtoria për Shëndetësi dhe përkujdesje sociale në Lipjan thuhet se kohëve te fundit disa media të ndikuara politikisht po dezinformojnë opinionin me deklarata të subjektit politik PDK!

“Nevoja për renovimin e objektit të QKMF-së dhe blerja e pajisjeve të reja mjekësore, buxhet i pa mjaftueshëm për furnizim të mjaftueshëm ne bazë të kërkesave të pacienteve, si dhe ripërtëritjes se aparaturave. Furnizimi i pamjaftueshëm me material mjekësor dhe barna nga MSH sidomos me Insuline, e po ashtu edhe ne furnizimin nga operatori i kontraktuar për furnizim me material mjekësor, si dhe ai laboratorik. Kohëve te fundit disa media të ndikuara politikisht po dezinformojnë opinionin me deklarata te subjektit politik PDK”, thuhet në një pjesë të raportit.

Po ashtu në raport thuhet se, “Gjatë muajit tetor puna ka qenë në rrjedha normale, por me një numër te rritur te pacienteve, është kryer vaksinimi i mbi 2250 qytetarëve me vaksinën e gripit human. Vaksinimi i nxënësve është ne proces. Punëtoret kryesisht kanë qenë në punë, punktet kanë qenë të mbuluara me mjek dhe infermier, përveç AMF Banullë dhe AMF Babush ku ka pasur ndonjë ditë mungesa te mjekut gjate javës. Gjatë festave kanë qenë të mbuluar me staf i gjithë shërbimi si në QKMF po ashtu edhe në QMF, Fillimi i sezonit dimëror është shoqëruar me shume riparime, e po ashtu edhe me automjete të cilat kanë qenë në gjendje të rregullt në sigurimin e ofrimit të shërbimit të pacientëve. Kemi një gjendje me dominim te sëmundjeve virale, pra kemi shtim te vizitave mjekësore! Kemi dhuruar SHSKUK një donacion mikroskop elektrik i cili ka qene donacion nga Suedia! Nga OJQ ,,Kollestoma” kemi pranuar një sasi te konsiderueshme te kollestomave”./LipjaniNews.com/

222sswwwsss22derwwww

 

 

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...