“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

PUBLIKUAR

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë e tij, Sami Lushtakun dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Drenica 1”.

Përmes një postimi, ai e cilësoi vendimin si një drejtësi të vonuar, duke theksuar se procesi gjyqësor kishte zgjatur më shumë se 13 vjet.

“DREJTËSI E VONUAR! Sot, Sami Lushtaku u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin ‘Drenica 1’, pas një procesi që zgjati mbi 13 vite”, shkroi ai në Facebook, raporton Klankosova.tv.

Më tej, Lushtaku uroi që edhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë dhe në procese gjyqësore të stërzgjatura, të lirohen sa më parë.

“Uroj që të gjithë çlirimtarët, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim dhe në procese gjyqësore të tejzgjatura, të lirohen sa më parë”, përfundoi ai.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...