DOSJA (5): Ja sa municion u gjet në rezidencën e Ukë Rugovës (Dokument)

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale, përveç dokumente që kishte gjetur, në shtëpinë e të të akuzuarve ka gjetur edhe armë zjarri dhe sasi të mëdha fishekësh.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën që Prokuroria Speciale e ka ngritur për grupin e Ukë Rugovës që po shitnin viza Shengen italiane.

Ky grup po iu merrnin nga 4 mijë euro njerëzve që dëshironin viza italiane. E Prokuroria Speciale udhëheqës të këtij grupi kriminal e konsideron Ukë Rugovën, të birin e ish-presidentit të Kosovës.

Lajmi.net ka raportuar për këtë dosje në katër  vazhdime, ndërsa sot është pjesa e pestë e aktakuzës për Ukë Rugovën dhe të tjerët. 

Prokuroria Speciale, përveç dokumente që kishte gjetur, nëpër shtëpinë e të të akuzuarve ka gjetur edhe armë zjarri dhe sasi të mëdha fishekësh.

Të gjitha armët që janë gjetur, prokuroria thotë se janë pa leje dhe do të përdoren si prova kundër të të pandehurve.

Gjatë konfiskimit të provave materiale në rezidencën e Ukë Rugovës ishin gjetur edhe një sasi municioni. Dy revole dhe një sasi fishekësh janë gjetur në shtëpinë e Ukës në Velani të Prishtinës.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Ukë Rugovën dhe të akuzuarit e tjerë, që kishin shitur viza italiane Shengen, janë gjetur edhe armë.

Në dosjen që e ka siguruar lajmi.net thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë e Ukë Rugovës janë konfiskuar dy revole dhe 382 fishekë të kalibrit 5.56.

Pistoletë SIG Sauer P226, 9X19 Milimetra, Numri serial C5773 dhe dy karikator të zbrazët ishin gjetur në katin e parë të rezidencës së Ukë Rugovës.

Po ashtu në katin e parë të rezidencës së Ukë Rugovës ishte gjetur një revole e tipit Zastava M83/92.357 Magnum dhe 50 fishekë për Magnum 357.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e Izet Beqirit, janë konfiskuar një revole dhe disa fishekë.

15 fishekë të kalibrit 9 milimetër, një pistoletë ZC100 e kalibrit 9 milimetër dhe një karikatorë janë gjetur në shtëpinë e Beqirit.

Në shtëpinë e Fitim Beqirit janë gjetur 19 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Edhe në shtëpinë e të akuzuarit Visar Beqirit është gjetur një revole e tipit Kolt me 5 fishekë.

Në shtëpinë e Azad Beqirit, që kishte rol kyç në funksionimin grupit të Ukë Rugovës janë gjetur 18 fishekë të kalibrit 5 milimetër dhe 9 milimetër.

Në shtëpinë e Qefser Bahollit është gjetur një pistoletë ZC99, 9 milimetra një karikator dhe 15 fishekë 9 milimetër.

Në dosje thuhet se në asnjë prej të pandehurve të cilët përballen me akuza për armë nuk kanë prodhuar ose deklaruar se ata kanë një leje për armë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka siguruar 178 dëshmitarë që do të dëshmojnë për procesin e shitjes së vizave italiane.

Po ashtu Prokuroria Speciale do t’i lexojë mesazhet që janë shkëmbyer në mes të grupit, emailat.

Nëpër seancat që do të mbahen do të prezantohen të gjitha përgjimet përkatëse sipas nevojës, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu edhe kompjuterët do të prezantohen si prova që janë konfiskuar nëpër shtëpinë e të të akuzuarve, dokumentet dhe armët.

Ukë Rugova ishte arrestuar së bashku me disa persona të tjerë në vitin 2014. Ukën, prokuroria e përshkruan si udhëheqës të një grupi kriminal që ka shitur viza.

Në shërbim të Ukë Rugovës ishte edhe ish ambasadori italian, Giffoni dhe një zyrtar i lartë i kësaj ambasade që po i ndihmonin.

Në shtëpinë e Ukës janë gjetur shumë dokumente, e që prokuroria thotë se ky grup kriminal ka shitur mijëra viza nga 3500 deri 4000 euro./Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...