Dortmundi i prin garës për talentin gjerman

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund është duke i prirë garës për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar, Karim Adeyemi

Sipas mediave në Gjermani, skuadra verdhëezi është duke prirë në garë, derisa për një marrëveshje të mundshme ka shkruar edhe gazetari i njohur i transferëve, Fabrizio Romano.

“Synimi kryesor i Borussia Dortmund është Karim Adeyemi. Ende nuk ka ndonjë marrëveshje me RB Salzburg por BVB po i prin garës dhe besojnë që do të nënshkruajnë me Adeyemi, pasi që ata e konsiderojnë atë si “nënshkrim me prioritet”, ashtu siç ishte raportuar dje”, ka shkruar Romano.

Sipas gazetarit të njohur, marrëveshja është planifikuar për në verë dhe jo në janar.

Kujtojmë se nga Dortmundi pritet që në verë të largohet sulmuesi super i talentuar norvegjez, Erling Haaland. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...