Donald dhe Beatrix: Ish-konkurrenti i “Big Brother” jep deklaratën e fortë: Të gjithë janë në lojë edhe Bora

PUBLIKUAR

Trekëndëshi Donald, Beatrix dhe Bora janë top-temë e mediave rozë këto ditë.

 

Ndërkohë, kjo situatë e tyre është komentuar pothuajse nga shumë fytyra publike, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, edhe ish banori i shtëpisë Adi përmes programit “Shqipëria Live” ka thënë disa fjalë.

“Unë kam përshtypjen se kjo treshe midis Borës, Donaldit dhe Beatrixit ja kanë arritur qëllimit, përtej kësaj që ne shohim matanë ekranit. Ata e kanë arritur atë që duan. Unë mendoj se nuk ka dashuri aty brenda. Nëse do e pranojmë që ka një lojë, sepse për lojë luhet , mendoj se ka një ‘dashuri’ që ne ta vuanim nga jashtë. Të gjithë janë në lojë aty, jo vetëm Donaldi dhe Beatrix, por edhe Bora është në lojë. Edhe vetë ajo e ka një dozë të lojës. Bashkë me shkrimin që bëri”- tha Adi.

Ndërsa ish-banori tjetër po i ‘Big Brother 2’ , Olsi tha se Donaldi është në rrugën e duhur. “Unë i them djalit të puth e të bëj çfarë të dojë. Për mua është në rrugën e duhur”,- shtoi ai.

Kujtojmë se, Bora Zemani pas disa ditësh ka reaguar në rrjete sociale e cila nuk ka venë në faj askënd, madje as vetë Donaldin për veprimet e tij./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...