Dogana zbulon një mashtrim me mallra, mbi 29 mijë euro dallim në deklarim

PUBLIKUAR

Gjatë kontrollit të një dërgese të paraqitur për inspektim në emër të një subjekti, zyrtarët e ekzaminimit pranë ZBD-së Prizren kryen harmonizimin e dokumentacionit dhe më pas ekzaminimin fizik të mallrave.

Kontrolli përfshiu verifikimin e origjinës, sasisë, përshkrimit dhe karakteristikave të tjera të dërgesës. Gjatë ekzaminimit u konstatuan pabarazi dhe deklarim i pasaktë në emërtimin e mallrave, çka rezultoi në dallim të vlerës së mallrave në shumën rreth 29,000 €.

Në bazë të këtyre gjetjeve, veprimet përbëjnë kundërvajtje doganore sipas Nenit 244 (pika 1.2) të kodit doganor Nr. 08/L‑247 — paraqitje e deklaratës me të dhëna të pasakta ose jo të plota dhe përshkrim të pamjaftueshëm të mallrave. Dogana e Kosovës vijon procedurat ligjore përkatëse dhe bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen dhe ndëshkimin e shkeljeve, me qëllim mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të konkurrencës së drejtë në treg.

 

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...