Dogana kap 2 mijë litra naftë të kontrabanduara (Foto)

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se gjatë patrullimit rutinor kanë ndalur një veturë të tipit “Opel Sintra”, nga e cila kanë parandaluar kontrabandimin e 2000 litrave naftë në rajonin e Mitrovicës.

Detaje shtesë mund të lexoni nga komunikata më poshtë:

Gjatë patrullimeve rutinore njësit e doganës kanë pikasur një automjet te dyshimtë te llojit Opel Sintra ngjyrë të gjelbër pa targa i cili po lëvizte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut për në Mitrovicë. Automjeti i  dyshimtë ka tentuar që të kthehen në rrugë anësore në drejtim të fshatrave por njësit e doganës kanë arritur ta ndalin. Pas ndaljes dhe hapjes së automjeti brenda është gjetur një rezervar postfabrikat i mbushur me derivate te naftës.

1.      Rezervar postfabrikant metalik

2.      Derivate te naftës  = Rreth 2000 Litra

Pas përfundimit të rasti vozitësi është shoqëruar dhe është marr në pyetje, derisa mallrat dhe automjeti janë konfiskuar. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...