Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës së Kosovës se, në përputhje me Kodin nr. 08/L-247 për Doganor dhe të Akcizave, ata që përmbushin kriteret e përcaktuara ligjore mund të aplikojnë për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA).
Sipas Nenit 25 të këtij Kodi, për dhënien e statusit OEA kërkohet përmbushja e disa kritereve kryesore, të cilat përfshijnë:
Sipas Kodit nr. 08/L-247 për Doganor dhe të Akcizave, operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës së Kosovës, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara, mund të aplikojnë për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA).
Për dhënien e këtij statusi, Neni 25 përcakton kriteret kryesore:
– Pastërti ligjore – respektimi i legjislacionit doganor dhe tatimor;
– Kontroll i veprimtarisë dhe mallrave – sisteme të përshtatshme për menaxhimin e të dhënave tregtare dhe lëvizjes së mallrave;
– Solvencë financiare – gjendje e mirë financiare për përmbushjen e zotimeve që lidhen me aktivitetin afarist;
– Siguri dhe mbrojtje – masa të përshtatshme për sigurinë dhe mbrojtjen e zinxhirit tregtar ndërkombëtar.
Statusi OEA përfshin autorizime për thjeshtësime doganore dhe/ose sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa mbajtësit e këtij statusi mund të përfitojnë trajtim më të favorshëm sa i përket kontrolleve doganore, sipas llojit të autorizimit.
Dogana e Kosovës – për procedura më efikase, siguri dhe lehtësim të tregtisë.


