Dogana e Kosovës ndalon mbi 3,400 aksesorë telefonikë të dyshuar si mallra që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të saj për mbrojtjen e tregut dhe të drejtave të pronësisë intelektuale, ka ndaluar një sasi mallrash të dyshuara si produkte që shkelin markat tregtare të mbrojtura.

Në Terminalin Doganor Vermicë, për zhdoganim është paraqitur nje dërgesa me origjinë nga Kina. Pas rivlerësimit të dërgesës dhe kontrollit fizik të realizuar nga zyrtarët e doganes, gjatë ekzaminimit janë identifikuar mallra për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në total janë ndaluar 3,480 copë koka mbushës për telefona mobil me brendin Apple, për të cilat dyshohet se shkelin markën tregtare të mbrojtur të kompanisë Apple.

Në përputhje me procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për ndalimin e mallrave dhe njoftimin e palëve relevante për verifikimin e autenticitetit të produkteve.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara dhe në mbrojtjen e konsumatorëve, bizneseve legjitime dhe të drejtave të pronarëve të markave tregtare.

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...