Djali i ish-presidentit Thaçi, në ballë të protestës në Tiranë

PUBLIKUAR

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ndodhet në mesin e protestuesve të shumët në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Një numër i madh qytetarësh nga të gjitha trojet janë mbledhur në tashmë në sheshin “Skëndrebej” në Tiranë, ku pas pak do të nisë protesta.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë mbajtur më 7 gusht në Prishtinë dhe 12 shtator në Hagë.

Protesta në Tiranë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media kanë njoftuar se nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota. Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur më 7 gusht në Prishtinë, ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër riga shiu kohëpaskohe, të dielën intervale me diell

Riga shiu paraqiten kohëpaskohe ditën e shtunë në pjesë të vendit. Qielli mbetet më...

“Instalacioni” i Ramës pas protestës: Skënderbeu, turma, katër krerët e UÇK’së dhe sllogani “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar dy fotografi në faqen e tij zyrtare...

Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun

Protestuesit kanë mbushur sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...