“Djali çdo ditë po e kërkon nënën e vet”, nëna e Eronës flet pas dënimit me 24 vjet burgim të dorasit (Video)

PUBLIKUAR

Nëna e Erona Coklit, Milihate Cokli, është deklaruar me fjalë prekëse për media pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Valon Aliut, i cili u dënua me 24 vite burgim për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij.

E prekur thellë, ajo tha se dhimbja për humbjen e vajzës së saj nuk do të shuhet kurrë, pavarësisht vendimit të gjykatës, transmeton IndeksOnline.

“Dhimbjen që ka shkaktuar ky njeri, kurrë nuk shuhet, djali çdo ditë po e kërkon nënën e vet”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Gjykata Themelore në Ferizaj mori vendimin pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjatë të cilit u paraqitën prova, dëshmitarë dhe argumente nga të dyja palët, duke e shpallur fajtor të akuzuarin dhe duke e dënuar me 24 vjet burgim.

Rasti i Erona Coklit ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe ka rikthyer në fokus çështjen e dhunës ndaj grave, si dhe nevojën për drejtësi dhe masa më të forta parandaluese./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...