Dj Dagz merr vendimin përfundimar, a do e vazhdojë qëndrimin në Big Brother?

PUBLIKUAR

Pjesa e tretë e emisionit Big Brother në mbrëmjen e djeshme ka qenë dedikim për Pm dhe Dagz.

 

Dysha u eliminuan nga televotimi i publikut për gjatë javës, që nga e marta deri mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, “Vëllai i Madh”, kishte vendosur që t’i vë në siklet dyshen e njohur. Kjo për arsye se, moderatorja Arbana Osmani, hapi një televotim në transmetim live për të votuar publiku që njëri nga Dj-të, të kthehet sërish brenda shtëpisë.

Mirëpo, duke e ditur se ata kanë hyrë bashkë e kundërshtuan rikthimin vetëm.

Ndërkohë, Arbana më në fund i bindi se cili do qoftë emri që do dal nga zarfi i televotimit, njëri do rikthehet,  kështu ata e mbajtën premtimin dhe u kthye Dj Dagz.

Megjithatë, sot Dagz nuk është ndjerë  mirë dhe ka dëshiruar ta lë shtëpinë teksa u pa edhe duke i mbledhur valixhet.

Në vazhdimësi, Dj u thirr në dhomën e rrëfimit dhe aty mori vendim që të vazhdojë qëndrimin brenda shtëpisë edhe pse mbrëmë u tha se nëse nuk dëshiron të qëndrojn larg Pm sepse kanë hyrë bashkë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit se do dalin bashkë.

Ndryshe, menjëherë pasi u përmend se Dagz u eliminua, njëra nga banoret e shtëpisë, Einxhel nuk u ndje edhe mirë e cila u përlot, gjë që nuk e kemi parë tek ajo.

Pas rikthimit të Dagz, Einxhel po shihet e afruar me të, nuk dihet mbase edhe do krijohet një lidhje e re në Big Brother, pas Donaldit dhe Beatrix./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...