Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

Ajo pohon se ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.

“Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, thotë Osmani.

 

 

SHIKO MË SHUMË

100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan...

Gjeti kuletën me para – s’e ktheu te pronari, arrestohet

Një person ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen...

Djali rrah prindërit në Prishtinë, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar...