Dita e fundit e transferimeve, dy klube nga Premier League shprehin interesim për Edon Zhegrovën

PUBLIKUAR

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është duke e menduar një largim të mundshëm nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Siç raporton gazetari, Nicolo Schira – dy klube nga Premier League kanë shprehur interesim për lojtarin kosovar, shkruan IndeksOnline

Por, “Zonja e vjetër” nuk dëshiron largimin e futbollistit kosovar edhe pse trajneri Spalletti nuk po i jep minuta.

Mbrëmë, Spalletti nuk e futi në lojë ndaj Parmas.

Dje u kuptua se Evertoni është një prej skuadrave të interesuara për shërbimet e Zhegrovës, kurse ekipi tjetër nuk është zbuluar ende./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani zyrtarizon Domgjonin

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e madh në merkato. Bëhet fjalë për Toni Domgjonin, i cili...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A në vitet e fundit, Ciro...

“Në mars na presin sfidat e vërteta”, FFK-ja me video emocionuese të rritjes së Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video në të cilën tregon rritjen...