Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

PUBLIKUAR

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka mposhtur kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, në raundin e 1/8-tës së Kampionatit Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë.

Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Distria kalon në çerekfinale të Evropianit, ku do të përballet me xhudisten holandeze, Naomi van Krevel.

Vlen të theksohet se në Kampionat Evropian garoi edhe xhudistja jonë tjetër, Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...