Disa segmente të autostradave mbyllen për qarkullim për shkak të garave çiklistike – Policia del me njoftim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në autostradë.

Në njoftim bëhet e ditur se bllokimi i rrugëve do të jetë më datë 20 dhe 21 qershor.

“Referuar informacioneve zyrtare, Federata e Çiklizmit e Kosovës, me datën 20 dhe 21.06.2025 organizon gara çiklistike të vlefshme për Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm. Garat do të mbahen në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, Rruga nacionale N9 dhe autostradën ‘Ibrahim Rugova’, për këtë arsye do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në disa segmente të këtyre autostradave/rrugëve”, thuhet në njoftim.

Orari i garave dhe segmenti i bllokimit do të jetë si më poshtë:

Më datën 20.06.2025 nga ora 10:00 deri 14:00 autostrada “Arben Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri të hyrja/dalja Bibaj, drejtimi Prishtinë – Hani i Elezit, do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim të mjeteve.

Më datën 21.06.2025 nga ora 09:00 deri 16:00  do të zhvillohet dita e dytë e garës në relacionin autostrada “Arben Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.

“Andaj, Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saja do të merret me masat dhe veprimet policore në terren, si dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që mundësisht në këto intervale kohore të shfrytëzojnë rrugët alternative me qëllim të shmangies së pritjeve apo vonesave”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...