Disa raste të dhunës në familje në katër qytete – Policia arreston të dyshuarit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se në vend gjatë kësaj kohe janë raportuar disa raste të dhunës në familje, shkruan  Gazeta Express.

Nga raporti është bërë e ditur se rastet janë raportuar të kenë ndodhur Prishtinë, Pejë, Malishevë dhe Rahovec.

Po ashtu është njoftuar se janë arrestuar disa persona.

Raporti i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 20.01.2025-22:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht ankuesin mashkull kosovar. Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë  19.01.2025-NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 30.12.2024-NN. Më 20.01.2025 është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 19.01.2025, 16:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...