Disa lojtarë të Manchester Unitedit kundër Ronaldos

PUBLIKUAR

Prania e Cristiano Ronaldos në zhveshtoren e Manchester Unitedin ka shkaktuar tensione me një numër lojtarësh që kanë shprehur shqetësim për ndikimin e portugezit në përzgjedhjen e skuadrës.

Trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick është duke u përballur me një krizë në rritje në Old Trafford, pas besohet se ka ndasi në mesin e futbollistëve, raporton Gazeta Express.

Luke Shaw la të kuptohej se në skuadrën e Unitedit ka telashe serioze pas humbjes 1:0 kundër Wolves, pasi e pranoi se ekipi nuk është i bashkuar dhe i mungon përkushtimi.

Mediat britanike raportojnë se roli i Ronaldos në klub po i shqetëson lojtarët e tjerë.

Sipas tyre, Harry Maguire, Edinson Cavani dhe Mason Greenwood e vlerësojnë si problematike praninë e vazhdueshme të Ronaldos në ekipin e parë dhe e shohin atë si sfidë ndaj roleve të tyre në ekip.

Ka shqetësime po ashtu për ndikimin e Ronaldos ndaj bashkatdhetarëve të tij portugezë, si Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Fred dhe Alex Telles.

The Mirror raporton se 11 lojtarë dëshirojnë të largohen nga klubi për shkak të krizës në rritje.

Një burim ka thënë për gazetën britanike: “Nuk është mirë. Atmosfera është shumë e keqe dhe duket se do të ketë shumë probleme për Unitedin”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...