Bora Zemani është emri më i lakuar në mediat rozë.
Moderatorja shqiptare është bërë akoma më e dashur pas trekëndëshit të përfolur Donald-Bora-Beatrix, shkruan lajmi.net.
Ka shumë vite që e shohim si zeshkane por Bora nuk ka qenë përherë e tillë, ashtu siç nuk ka qenë vetëm moderatore.

Vite më parë ajo kishte treguar talentin e saj edhe në këndim, ku ishte transformuar në biondinë pikërisht në “Top Fest 2010” ku këndoi këngën “Hej”.

Kjo nuk është hera e parë kur Bora është ngjitur në skenë, ajo ka marr pjesë edhe në “Dance with me Albania”, ku partner i saj ishte Alban Ramosaj, ndryshe vëllai i Trixës.

Përndryshe, ka dy ditë që Bora ka përfunduar në spital pas një intervenimi që ende nuk dihet se për çka bëhet fjalë./Lajmi.net/



