Dikur bashkëlojtarë, Vedat Muriqi reagon pas vdekjes tragjike të futbollistit turk

PUBLIKUAR

Futbollisti turk, Ahmet Yilmaz Calik ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti me makinë.

27-vjeçari ishte duke e vozitur veturën në autostradë kur e humbi kontrollin dhe bëri aksident të tmerrshëm, siç raportohet nga mediat turke sot.

Calik ishte dikur bashkëlojtar me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, në kohën kur luanin për Genclerbirligin.

Pasi mori vesh për ngjarjen, Vedat Muriqi ka reaguar në rrjetet sociale.

“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i pikëlluar për humbjen e një shoku, kolegu dhe vëllai shumë të mirë, me të cilin kam luftuar për të njëjtën fanellë. U prehtë në qiell vëllai im, je gjithmonë në zemrat tona. Na vjen keq për humbjen tuaj”, shkroi Muriqi në Twitter

Çalik ishte i vetmi person në makinë në momentin e përplasjes, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi pati tetë paraqitje me ekipin e Turqiës në vitet 2015-17 ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyasporit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...