Digjet restoranti i njohur në Kosovë

PUBLIKUAR

Restoranti “Guri i Zi” në fshatin Volljakë të Klinës është përfshirë nga zjarri mbrëmë pak para mesnatës. Për fat të mirë dëme në njerëz nuk ka patur, përveç dëmeve materiale.

Lajmi për djegen e “Gurit të Zi” është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Më datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se në fshatin Volljakë-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, ka thënë Driton Rugova./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...