Digjet një shtëpi në rrugën B në Prishtinë, policia jep detaje

PUBLIKUAR

Sot në rrugën B në Prishtinë është djegur një shtëpi, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer rreth orës 10:00 të paradites.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se policia ka pranuar informatën për incidentin dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Pllana.

Njësitë relevante po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

SHIKO MË SHUMË

​Merz uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër: Kosova ka në Gjermani një partner të fortë në krah

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për mandatin e...

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit, shkak muaji i Ramazanit

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar për ndryshime në organizimin e procesit mësimor...

Komisioni për Legjislacion i thotë “Po” projektbuxhetit për 2026-ën

Me 6 vota “për”, 3 kundër dhe një abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete,...