Diant Ramaj mund të largohet nga Ajaxi pasi Borussia Dortmund ka bërë ofertë për portierin shqiptar

PUBLIKUAR

Portieri i talentuar shqiptar, Diant Ramaj, është drejt largimit nga Ajax, ku Borussia Dortmund ka shfaqur interesim që ta ofrojë.

Plani i klubit gjerman nuk përfundon thjesht me blerjen e tij, pasi Borussia Dortmund e ka në mendje që, pasi të finalizojë transferimin e Ramajt, ta huazojë atë te FC Copenhagen.

Ramaj, tani 23-vjeçar , ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në vendin ku ka lindur, dhe Borussia Dortmundi duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Aktualisht, ai ka mbetur në hijen e Remko Pasveer te Ajax, ku është zgjedhja e dytë për rolin e portierit kryesor.

Negociatat mes Borussia Dortmundit dhe Ajax janë tashmë në fazën e avancuar, dhe pritet që transferimi të finalizohet më së largu nesër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Reali i kthehet fitoreve, e mposht Levanten në La Liga

Real Madridi ka arritur fitoren ndaj Levantes në “La Liga”.   Ndeshja u mbyll me rezultat...

“Vështirë të luash çdo tri ditë”, Amir Rrahmani për orarin e ngjeshur dhe ndeshjen ndaj Interit: Luajtëm mirë…!

Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në kuadër...

S’ka lëndim për Rodrygon, do të luajë nesër në “El Clasico”

“El Clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës do të luhet përsëri. Real Madridi, do...