Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

PUBLIKUAR

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:10, ndërsa menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin M.A., 27 vjeç, transmeton Klankosova.tv.

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Shtime, më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Ferizaj dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Policia bëri të ditur se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Shtime.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...