Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar aktgjykimin e plotë.
Dokumenti i plotë përmban arsyetimin e Trupit Gjykues dhe konstatimet lidhur me akuzat e ngritura nga Prokurori i Specializuar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në përmbledhjen e aktgjykimit, Trupi Gjykues ka thënë se çështja gjyqësore është përqendruar në faktet dhe rrethanat që lidhen me akuzat në aktakuzë, si dhe në pyetjen nëse të akuzuarit mund të mbahen penalisht përgjegjës për krimet e pretenduara, transmeton Klankosova.tv.
Aktgjykimi i plotë tashmë është i qasshëm për publikun dhe përmban në detaje vlerësimin e provave dhe arsyetimin e Trupit Gjykues për vendimin e marrë në këtë çështje.


