Dhoma e Tregtisë mirëpret anulimin e vendimit për treg të hapur: U vërtetua se ZRRE ka vepruar kundërligjshëm

PUBLIKUAR

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se e mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale, pasi që e njëjta ka vendosur për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

Në komunikatë shtohet edhe se, vendimi në fjalë vërteton deklarimet e tyre se ZRRE ka vepruar kundërligjshëm kur ka vendosur që për një afat të shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojë mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur.

Po ashtu theksohet se, Dhoma e Tregtisë është e para që ka ushtruar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, përderisa tashmë janë dhjetëra kompani që kanë dërguar ankesë në gjykatë rreth këtij vendimi.

Komunikata:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë, e cila pezulloi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky vendim vërteton për të satën herë deklarimet tona se ZRRE ka vepruar kundërligjshëm kur ka vendosur që për një afat të shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojë mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur, derisa në këtë proces është vetëm një kompani që po jep oferta të furnizimit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në emër të bizneseve është e para që ka ushtruar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndërkohë tashmë janë dhjetëra kompani që kanë dërguar ankesë në gjykatë rreth këtij vendimi. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...