Detaje tronditëse nga rasti i dhunimit të 13-vjeçares nga 31-vjeçari në Pejë

PUBLIKUAR

Një 13-vjeçare nga fshati Junosh i Gjakovës, është dhunuar për shtatë ditë me radhë, nga 31-vjeçari Egzon Krasniqi nga fshati Treboviq i Pejës. E mitura ishte shpallur e zhdukur, pasi familja nuk dinte gjë për fatin e saj. Pas një jave kërkime, ajo dhe i dyshuari u gjetën. Gazeta Express sjell detaje nga ngjarja tronditëse

Pasditen e së enjtes, Egzon Krasniqi e kishte pritur të miturën në dalje të fshatit të saj, ku e kishte marrë me veturën e tipit “Ford Fiesta”.

Të dy kishin shkuar më pas në shtëpinë e Egzonit, por ky nuk do të ishte vendi ku ata do të qëndronin edhe gjatë ditëve tjera.

Express mëson se për t’u fshehur nga familjarët, Egzoni e kishte çuar 13-vjeçaren në lokacione të ndryshme. Kishin shkuar në shtëpinë e dhëndrit të tij e në një motel në Pejë, derisa gjatë gjithë kësaj kohe, 31-vjeçari e kishte detyruar vajzën 18 vjet më të re të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Për t’i humbur të gjitha gjurmët, ata u kthyen përsëri në shtëpinë e Egzonit.

Pas një jave kërkim nga familja, e mitura dhe 31-vjeçari u gjetën në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Express të enjten ka raportuar lidhur me këtë rast. Sipas burimeve brenda Policisë së Gjakovës, 13-vjeçarja të enjten do t’i nënshtrohej një ekzaminimi shëndetësor.

I njëjti burim ka deklaruar se është bërë rikualifikimi i veprës nga “Person i zhdukur” në “Dhunim”.

“Pas itnervistimit të palëve, vepra penale nga “Person i zhdukur” është rikualifikuar në “Dhunim”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia.

Ndërkaq Gjykata Themelore e Gjakovës sot ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Krasniqit, të cilit i ngarkohet vepra penale “Dhunimi”./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e 15-vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje: Pësoi arrest kardiak, është njoftuar prokurori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka...

E rëndë, vdes nxënësi 15-vjeçar në një shkollë në Ferizaj, policia: U rrëzua pa ndjenja në sallën e edukatës fizike

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur sot pasi është rrëzuar pa ndjenja në...

Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush s’ka njohur për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja në emisionin...