Dëshmon vëllai i Kushtrim Kokallës: Graniti ka pasur shumë para me vete

PUBLIKUAR

Në seancën gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, dëshmitar ka qenë Kanon Kokalla, vëllai i Kushtrim Kokallës.

Ai ka treguar për raportet e tij me familjen Murseli dhe për një ngjarje që lidhet me ditëlindjen e djalit të Granitit.

“Kemi shkuar në shtëpinë e Granitit kur e ka pasur djali i tij ditëlindjen. Na ka ftuar edhe më vonë në një qendër tregtare për ta festuar, sepse djali i tij dhe i imi janë në të njëjtën klasë. Për shkak se djalin e kam pasur 5 vjet e gjysmë, kam shkuar me ta. E kam konstatuar që Graniti ka shumë para, sepse në fund të muajit ka pasur shumë para me vete”, ka deklaruar Kokalla në gjykatë.

Gjatë dëshmisë së tij, në momentin kur po flitej për ditëlindjen e djalit, Granitit iu mbushën sytë me lot./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...