Deputetja gjermane: Kosovarët të vetmit pa viza në rajon, kjo s’duket logjike

PUBLIKUAR

Deputetja e Bundestagut, Renata Alt, në një intervistë për Gazetën Express ka folur edhe për punën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Alt ka thënë se nuk është logjike që kosovarët të mos kenë të drejtë të lëvizin pa viza në Schengen bazuar në atë që është konfirmuar disa herë që Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

“Kosovarët janë shtetasit e vetëm të Ballkanit Perëndimor që kanë ende nevojë për një vizë për të hyrë në zonën Shengen. Kjo nuk duket logjike në dritën e faktit se Komisioni – me mbështetjen e Parlamentit – ka konfirmuar disa herë që nga korriku i vitit 2018 se Kosova i përmbush të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”, ka thënë Alt.

Ajo tutje thotë se fakti që BE-ja ka premtuar liberalizimin dhe refuzimi që bëhet nga Këshilli e rrit zhgënjimin për kosovarët dhe mosbesimin ndaj Evropës.

“Fakti që kjo është premtuar për kaq gjatë dhe Këshilli refuzon ta japë dritën e gjelbër e shton zhgënjimin në anën e Kosovës dhe mosbesimin ndaj BE-së. Ajo gjithashtu nuk e forcon besueshmërinë e BE-së në rajon”, ka thënë Alt.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...