Deputeti i LDK-së: Jemi të hapur edhe për kandidat konsensual për president edhe për marrëveshje politike

PUBLIKUAR

Deputeti i LDK’së, Fadil Hadërgjonaj, në një intervistë në Frontal të T7 ka folur edhe për çështjen e presidentit të ri, shkruan Express.

Hadërgjonaj ka thënë se po të pyetej ai personalisht dhe LDK-ja, vendi duhet të bëhet me president të ri.

“Fakt është që Kosova funksionon me u.d të presidentit. Po të pyetesha unë dhe LDK, do të kemi president. Unë mund të flasë për qëndrimet që ne i kemi si grup parlamentar dhe si LDK”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se LDK është e hapur për dy opsionet, kandidat konsensual apo edhe për marrëveshje politike.

“LDK i ka të gjitha opsionet e hapura. Atë të konsensusit, kur të gjitha partitë mblidhen për një kandidat, por edhe për marrëveshje politike që i përmbush kriteret. E mira do të ishte një kandidat konensual, ku të gjitha partitë kontribuojnë. Por nëse shkohet me marrëveshje politike, edhe këtu në foto ndoshta gjejmë kandidat”, ka thënë Hadërgjonaj i pyetur për një fotografi të Abdixhikut me Osmanin.

“S’mund të mbështesim një kandidat të VV’së dhe të gjitha pushtetet të jenë…”, ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...