Deputetët votojnë rekomandimet e PDK-së për rastin “Dehari”

PUBLIKUAR

Pas debatit që zgjati më shumë se 5 orë kanë dalur me disa rekomandime për rastin Dehari, në të cilat kërkohet edhe të mos bëhet politizimi i kësaj situate.

Për rekomandimet e dala iniciuesi i këtij debati PDK votuan 49 deputet për, 13 abstenime dhe asnjë kundër. Ndërsa në votim ishte edhe projekt rezoluta e Vetëvendosjes e cila nuk kaloi pasi që mori 20 vota për, 17 kundër dhe 24 abstenime.

Ndërkohë që rekomandimet e VV;së nuk kaluan. hefi i grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka propozuar një rezolute që përmban tekstin e peticionit nga shoqëria civile.

VV i propozoi tri kërkesa:

“Hetim i pavarura dhe transparent për vrasjen e Astrit Deharit.”

“Dorëheqja e ministres Dhurata Hoxha dhe Skender Hysenit.”

“Fillimin e hetimeve për sigurinë ndaj personave përgjegjës të burgut”, tha Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Ky është projekt rekomandimi i PDK-së:

R E K O M A N D I M

Kuvendi i Republikës së Kosovës me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës dhe vlerave kushtetuese të Republikës së Kosovës edhe një herë shpreh përkushtimin e vet, që në Republikën e Kosovës të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe që secili individ të gëzojë të drejtën për jetë.
Vdekja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, e cila ka sjellë reagime deri në politizim të skajshëm, duhet të zbardhet në mënyrë transparente dhe të mos i lihet hapësirë manipulimeve politike.
Kuvendi fton të gjitha institucionet përgjegjëse që t’i marrin masat e duhura, në kuadër të kompetencave ligjore dhe të mos lënë asnjë pikë dyshimi në këtë rast.
Familja Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron. Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.

Image

Image

SHIKO MË SHUMË

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...

E ndoqi dhe tentoi ta sulmonte me mjet të mprehtë një grua, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës, përmes raportit ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan,...

Aksion i përbashkët me FBI-në, arrestohen në Prishtinë tre persona për disa vepra penale (VIDEO)

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona...