Dënohet me një vit burgim me kusht, polici i korruptuar

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë bën të ditur se sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit V.G për veprën penale në bashkëkryerje të marrjes së ryshfetit. I dyshuari është dënuar me kusht me1 vit heqje lirie.

Ndërsa sipas njoftimit të Gjykatës njoftohet se, “Marrja e ryshfetit” nga neni 343 par.2 lidhur me nenin 23 të KPRK-së dhe ka shpallur fajtor të akuzuarin.

Ky i fundit  me datë 18.06.2012, rreth orës 20:30, në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë, në pozitën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës-Njësia e Trafikut Rajonal-patrollë, në bashkëveprim me të pandehurin H. K kanë kërkuar në emër të ryshfetit shumën e të hollave prej 300 euro kurse kanë marrë ryshfet para në shumën prej 100 euro, nga i dëmtuari F.H me ç’rast të njëjtit nuk i kanë shqiptuar tiketë ndëshkuese, për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion, me çka ka kryer vepër penale në bashkëkryerje Marrja e ryshfetit nga neni 343 par.2 lidhur me nenin 23 të KPRK.

Andaj, gjykata, në bazë të neneve 7, 17, 21, 41,42, 49, 50, 51, 73, 74 të KPRK-së , nenit 365 dhe 366 të KPP, i shqiptoi dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti i cili nuk do të ekzekutohet, nëse brenda afatit prej 2 (dy) viteve nuk do të kryejë vepër të re penale.

I akuzuari tjetër H.K gjendet në arrati, për të njëjtin është lëshuar urdhër arrest dhe është veçuar procedura ndaj tij , thuhet në njoftimin për media.

SHIKO MË SHUMË

KQZ: Numërimi përfundon në 28 komuna, vazhdon në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e shtatë komuna tjera

Përfundon verifikimi dhe numërimi në 28 QKN, procesohen 85% e vendvotimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave që kanë dalë nga...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26...