Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

PUBLIKUAR

Ditë më parë, gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Valon Aliun me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli.

Lidhur me këtë ka reaguar OSBE, duke thënë se, edhe pse aktgjykimi s’është përfundimtare meqë mbetet subjekt i ankesës, ai përfaqëson një moment të rëndësishëm për llogaridhënie.

‘‘Në të njëjtën kohë, rasti thekson rëndësinë e vazhdueshme të reagimeve efektive institucionale ndaj të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe mbrojtjes së grave në rrezik’’, thuhet në reagimin e OSBE’së.

Tutje, nga misioni shtohet edhe se, ata do vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet, përfshirë nxjerrjen e aktgjykimit të shkruar, në përputhje me mandatin e tij për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të promovuar llogaridhënien.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00 – në agjendë pika të propozuara nga VV

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për seancë të jashtëzakonshme plenare me fillim nga ora...

“Ju e shihni Skenderajn si xhungël”, “A po i qet përjashta”, Musliu kapet në Kuvend me VV-në për semaforët në Skenderaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë pyetjeve parlamentare, ka pyetur ministrin Dimal Basha për...

Rënie e lehtë e çmimeve të naftës në Kosovë

Ka rënë për 2 centë çmimi i shitjes së dizelit në vend për 24-orët...