Dënimet për katërshen, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në shkallën e Apelit

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër pas dënimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një videoje, ai thotë se ky aktgjykim është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, deklaroi kryeministri.

“Patjetër duhet ndryshuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”.

“Aktgjykimi i  sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK kishte kryer një sulm të gjërë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, tha Kurti.

 

SHIKO MË SHUMË

Limaj: Vendim i padrejtë e i papranueshëm, ta kthejmë zhgënjimin në bashkim

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga...

Presidenti shqiptar: Askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për katërshen...