Dëmtohet projekt-plani i fabrikës së kërpurdhave të Behgjet Pacollit në Drenas

PUBLIKUAR

AKR nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se persona të pa njohur e kanë dëmtuar projekt-planin e fabrikës së kërpudhave në Drenas. Ndërtimin e së cilës e kishte filluar Behgjet Pacolli gjatë ditës së djeshme bashkë me kandidatin e AKR-së për kryetar të kësaj Komune.

Ky është reagimi i plotë i AKR’së:

AKR me shqetësim të thellë ka marrë lajmin se nga persona deri tash të pa identifikuar, është dëmtuar projekt-plani i fabrikës së kërpudhave në Drenas, ndërtimin e së cilës e kishte filluar z.Pacolli gjatë ditës së djeshme bashkë me kandidatin e AKR-së për kryetar të kësaj Komune.

Duke dashur ta ruajmë klimën e qetë dhe demokratike të garës për kreun e Drenasit dhe duke pritur rezultatet e hetimit policor, nuk duam qe paraprakisht rasti te paragjykohet dhe te cilësohet i motivuar politikisht.

Askush nuk mund të ndalë zhvillimin Drenasit dhe Drenicës. Pengun 100 vjeçar të varfërisë dhe mos zhvillimit të zonës nuk mund ta mbajë më askush.

Drenica si çdo pjesë e Kosovës meriton zhvillim, ekonomi e punësim. AKR do ta bëjë këtë dhe ju garantojmë se nuk do të ndalemi. Këtë u garantojmë. Vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...