Dëmtimi misterioz i Kumbullas ndaj Anglisë, mbrojtësi rikuperohet në kohë rekord

PUBLIKUAR

Marash Kumbulla rikuperohet në kohë rekord pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Anglisë me kombëtaren shqiptare ku u zëvendësua pas vetëm pak minutash lojë kur rezultati ishte 1-0 në favor të përfaqësueses së “tre luanëve”.

Kumbulla bashkë me Lorenzo Pellegrinin u stërvitën rregullisht me grupin këtë të enjte dhe ndryshe nga kapiteni që mbetet në dyshim mbrojtësi shqiptar do të jetë gati për duelin ndaj Genoas me Jose Mourinhon që e ka projektuar titullar në sfidën së dielës në mbrëmje ku me skuadrën ligure do të debutojë në stol një emër i madh si Andriy Shevcenko.

Një rikuperim në kohë rekord i Marash Kumbullas që e bën vërtet misterioz dëmtimin e tij me Shqipërinë ndaj Anglisë.

A kishte vërtet probleme Kumbulla apo kërkoi zëvendësimin pasi e parandjeu një disfatë të thellë për të shmangur kështu një tjetër paraqitje të dobët në aspektin individual pas atyre me Romën në ndeshjet ndaj Bodo Glimt dhe Venezias. /SS/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...