Dëmet nga breshëri, Bajrami thirrje Qeverisë: Ndani buxhet për kompensim

PUBLIKUAR

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Istog dhe zona të tjera të vendit, duke kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë veprime urgjente për kompensimin e fermerëve të prekur.

Sipas Bajramit, brenda pak minutash janë shkatërruar qindra hektarë me kultura bujqësore, duke dëmtuar punën disamujore të fermerëve.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të mbajë mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete buxhetore për kompensimin e plotë të dëmeve, ndërsa ka përsëritur kërkesën e LDK-së për krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të mos mbeten çdo vit të pambrojtur nga fatkeqësitë natyrore.

“Brenda pak minutash, breshëri ua shkatërroi fermerëve në Istog dhe në zona të tjera punën e disa muajve. Qindra hektarë me kultura bujqësore u bënë rrafsh me tokë. Qeveria, e cila vetëm në javën e fundit të fushatës zgjedhore shpërndau qindra miliona euro për qëllime elektorale, duhet të mbajë mbledhje urgjente dhe të ndajë buxhet për kompensimin e tërë këtyre dëmeve. Kjo është detyrë e shtetit. LDK kërkon krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, që fermerët të mos mbeten çdo vit në mëshirën e fatit. Sot nuk duhen arsyetime, duhen veprime konkrete. Fermerët nuk duhet të lihen vetë, sepse pa ta nuk ka as bujqësi, as siguri ushqimore”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna në ahengje familjare, Policia konfiskon katër armë në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë javës së fundit...

KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta

KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta të hënën një numë...

Erat e forta rrëzojnë lisin në Prishtinë, policia e zjarrëfiksat në vend të ngjarjes

Erërat e forta që kanë përfshirë kryeqytetin kanë bërë që të rrëzohet një lis. Sipas...