Dembele i papërmirësueshëm

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele ka një problem serioz me përpikmërinë. Talenti francez është i njohur për vonesat e tij, ndërsa shpeshherë nuk e ka respektuar orarin e stërvitjes së skuadrës.

Mirëpo, edhe kur bëhet fjalë për t’u argëtuar dhe për të qëndruar me miqtë, sërish sulmuesi e ka të pamundur të shfaqet në orarin e duhur.

Së fundmi, mesfushori i Barcelonës, Pedri ka menduar të mbledhë shokët e ekipit dhe trajnerin Xavi Hernandez në një darkë, për të festuar arritjet e tij si kontrata e re pesëvjeçare me blaugranët, triumfi si Lojtari i Ri më i Mirë në ceremoninë e Topit të Artë, pa lënë mënjanë edhe faktin se kishte datëlindjen e tij.

Një mbledhje e cila shihej edhe si një mundësi për të bashkuar grupin, pasi Barcelonën e pret një sfidë vendimtare ndaj Bayern Munich në mesjavë dhe për të vazhduar aktivitetin europian, duhet t’i mposhtë bavarezët në transfertë.

Por, teksa të gjithë kanë qenë prezentë në orarin e paracaktuar, në tavolinë është vënë re mungesa e Dembele.

Ky i fundit është shfaqur vetëm pas një ore në restorant, duke konfirmuar faktin se përpikmëria nuk është “arma” e tij më e fortë. Sakaq, sjellja e tij ka lënë një “shije të hidhur” tek trajneri Xavi, i cili insiston shumë në vlerat që lojtarët duhet të tregojnë jo vetëm në fushë dhe aspektin sportiv.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...