De Ligt ka një çmim… dhe tri oferta!

PUBLIKUAR

Matthijs de Ligt kushton 65 milionë euro. E duan Bayern, Chelsea e Barcelona.

Sipas ‘La Repubblica’, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka qenë vazhdimisht në bisedime me Barcelonën dhe ia ka bërë me dije se çmimi fillestar i De Ligt është 65 milionë euro.

Mbrojtësi holandez s’e ka gjetur veten në Torino.

Përveç Barcelonës, atë e duan edhe Bayern Munich dhe Chelsea, që gjithashtu duhet të paguajnë së paku 65 milionë euro nëse duan shërbimet e 22-vjeçarit.

Pavarësisht çmimit, ‘La Repubblica’ raporton se Xavi Hernandez e sheh De Ligtin si shtyllën e mbrojtjes së tij për të ndërtuar një skuadër konkurruese në një të ardhme të afërt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...