De Boer: Interi do ta tregojë vetën ndaj Romës

PUBLIKUAR

Interi nuk po shkëlqen në këtë fillim të kampionatit dhe këtë e di edhe trajneri holandez Frank De Boer.

Sonte zi kaltërit i pret një sfidë tejet e vështirë pasi do të luajnë përballë Romës në ‘Olimpico’.

De Boer e ka vlerësuar lartë skuadrën e Romës, ndërsa pret një rikthim nga ekipi i tij.

“Roma është një ekip shumë i fortë, pasi në çdo zonë të fushës ka lojtarë me kualitet. Ka shumë lojtarë, të cilët bëjnë diferencën kurdoherë”.

“Të gjitha ekipet duan që të fitojnë. Për Interin them se ka një skuadër që nëse arrin nivelin e duhur, mund të bëhet e pathyeshme. Do ta tregojmë vetën në Olimpico”.

“Ndërsa për Romën mendoj se ka në dispozicion lojtarë që mund të mundin të gjitha ekipet”, deklaroi De Boer. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...