Daut Azemi zgjedhet edhe në këtë mandat Kryesues i Kuvendit të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Daut Azemi, rizgjedhet edhe në këtë mandat si Kryesues i Kuvendit të Komunës së Lipjanit, kështu është njoftuar përmes faqes zyrtare të Komunës së Lipjanit.

 

Daut Azemi zgjedhet edhe në këtë mandat Kryesues i Kuvendit të Komunës së Lipjanit
Gjatë seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Lipjanit që u mbajt sot, pas procesit të betimit të kryetarit të komunës dhe 31 këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 17 Tetorit të këtij viti Daut Azemi u zgjodh edhe në këtë mandat kryesues i Kuvendit Komunal të Lipjanit.
Daut Azemi ishte kandidati i vetum i propozuar për kryesues të Kuvendit. Ai me këtë rast ka falenderuar kryetarin e Komunës Imri Ahmetin, këshilltarët komunal për besimin e dhënë që të udhëheq edhe për katër vitet e ardhshme Kuvendin Komunal të Lipjanit, duke u zotuar se do të bashkëpunon ngushtë me të gjithë asamblistët në interes të qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...