Dance With Me, e vërteta e sherrit Grabocka-Morina, i përfshirë edhe Renato Mekolli

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi rreth një sherri midis regjisores Vera Grabocka dhe këngëtares Fjolla Morina.

Sipas mediave në nerva e sipër Vera i është afruar dhe i ka shkulur flokët Fjollës. Burime pranë produksionit të “Dance Ëith Me” konfirmojnë për gazetën Express sherrin, por theksojnë se ka ndodhur disa javë më parë dhe tashmë gjithçka është sheshuar mes protaginistëve. Sipas të njëjtave burime shkak për zënkën janë bërë debatet lidhur me emisionin çka kanë acaruar regjisoren duke e bërë të ngre dorën ndaj këngëtares, e cila nuk ka reaguar. Pjesë e sherrit është bërë edhe mastershefi Renato Mekolli, i cili është shprehur se Vera nuk mund t’i trajtojë kështu njerëzit, duke theksuar se nëse diçka e tillë do të ndodhte me të ai do të braktiste programin. Por mesa duket produksioni ka arritur t’a mbajë të fshehtë të gjithë këtë ndodhi, e cila është sheshuar duke vijuar normalisht marrëdhënien mes tyre dhe ecurinë e spektaklit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...

Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen...

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...