Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar së fundmi disa pamje nga xhirimet e klipit të saj të ri, duke rrëmbyer menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.
Edhe pse ka kaluar jo shumë kohë nga lindja, Dafina shfaqet me formë fizike të përkryer dhe stil tërheqës, duke dëshmuar se rikthimi i saj në muzikë do të jetë me super energji.
Fotot e publikuara shfaqin momentet nga klipi i ri, ndërsa këngëtarja ka shoqëruar postimin me një fragment të tekstit të këngës:
“Merzitem kur sje ktu hala…”
Ky varg sugjeron se projekti i saj i ri muzikor do të publikohet së shpejti dhe premton të jetë një tjetër hit i Dafina Zeqirit.
Fansat e këngëtares kanë reaguar menjëherë me komente dhe pëlqime, duke e përshkruar Dafina-n si “zjarr” dhe duke pritur me padurim publikimin e këngës dhe klipit të ri. /GazetaExpress/

 
                                    
