Daçiq për dialog të sinqertë me Prishtinën

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha në takimin ministror të OSBE-së në Hamburg se “Serbia është e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, nën përkujdesjen e BE-së si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura”.

Ai shprehu posaçërisht “përkushtimin në zbatimin e marrëveshjeve që ndërlidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe”.

“Vlerësojmë se një dialog i hapur dhe i sinqertë është rruga e vetme drejt përmirësimit të jetës së përditshme të çdo qytetari në Kosovë”, tha Daçiq në fjalën e tij që i është përcjellur mediave nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Daçiq tha se Serbia është e përcaktuar strategjikisht për integrimet evropiane dhe para së gjithash është e “interesuar për zhvillimin e mëtejmë të stabilitetit rajonal përmes dialogut, paqes dhe pajtimit”. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...