Cristiano Ronaldo me shkrim prekës për trajnerin e shkarkuar Solskjaer

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ia ka uruar të gjithë të mirat Ole Gunnar Solskjaerit në një shkrim prekës të lamtumirës të hënën, pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit.

Unitedi e shkarkoi Solskjaerin nga posti i trajnerit të dielën në mëngjes, pas humbjes turpëruese 4:1 kundër Watfordit të shtunën, raporton Gazeta Express.

Ronaldo ishte blerja e fundit e Solskjaerit në Old Trafford dhe portugezi 36-vjeçar ishte njëri prej lojtarëve të pakët që i qëndroi përkrah norvegjezit në dy muajt e tij të fundit në Teatrin e Ëndrrave.

Në një shkrim në rrjetet sociale të hënën, Ronaldo shkroi: “Ai ishte sulmuesi im kur unë erdha në Old Trafford për herë të parë dhe ai ishte trajneri im kur unë u ktheva në Man United.”

Ai shtoi: “Por mbi të gjitha, Ole është një njeri i jashtëzakonshëm. Ia uroj të gjitha të mirat në çfarëdo që e pret atë në jetë.”

“Paç fat, miku im! E meriton!”

Unitedi konfirmoi se ndihmëstrajneri i Solskjaer, Michael Carrick, do të jetë në krye të ekipit përkohësisht, derisa klubi ta emërojë një trajner të përhershëm.

Në korrik Solskjaeri kishte nënshkruar marrëveshje të re me kohëzgjatje deri në vitin 2024, por u shkarkua pasi i humbi pesë prej shtatë ndeshjeve të fundit në Premierligë.

Solskjaer e la Unitedin në vendin e tetë në Premierligë me 17 pikë nga 13 ndeshje, 12 pikë larg liderit Chelsea./Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...