CR7 tregon kufizimet ndaj Cristiano Junior

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo dha një intervistë, të realizuar nga Marjan Faraidooni, ndërsa u mirëprit me entuziazëm nga fansat e pranishëm.

Ylli portugez ka folur edhe për teknologjinë, duke dhënë këshilla për rininë.

Ai ndodhej në Dubai për të tërhequr çmimin e tij personal si golashënuesi më i mire i të gjitha kohërave.

“Mund t’ju jap një shembull, Cristiano është djali im i madh, 12 vjeç. Sa herë më kërkon të ketë celularin e tij, unë i përgjigjem se ka ende kohë”.

“Duhet të përfitojmë nga teknologjia, por të mos jemi të fiksuar pas saj. Celularin ua jap për pak kohë fëmijëve, jo gjithmonë”.

Më herët, ylli portugez ka shpjeguar se irritohet kur djali i tij pi pije energjike.

“Do të shohim nëse djali im do të bëhet futbollist i mirë. Ndonjëherë pi pije energjike dhe ha patatina. Kjo me zemëron, ai e di këtë. Ndonjëherë i kërkoj të qëndrojë në ujë të ftohtë pas një vrapimi dhe ai më thotë: Babi, është shumë ftohtë këtu. Gjithmonë i them se i duhet punë dhe dedikim që të këtë sukses. Nuk do t’i bëj presion që të bëhet futbollist, por do të doja. Gjëja më e rëndësishme është të jetë më i miri, kudo që të jetë, në futboll, mjekësi apo diku tjetër”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...