Covidi prek shkollat e Pejës, infektohen 64 nxënës e 9 mësimdhënës

PUBLIKUAR

Ka pak ditë që u kthyen nga pushimi për të nisur gjysmëvjetorin e dytë.

Megjithatë, disa nxënësve në qytetin e Pejës u është dashur të kthehen prapë në shtëpi,

Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, për IndeksOnline bëri të ditur se deri dje 64 nxënës dhe nëntë mësimdhënës kanë rezultuan pozitiv në testet për koronavirus.

Mirëpo i njëjti tregoi se mësimi në Pejë është duke u mbajtur me prani fizike të nxënësve.

“Deri në ora 16 të ditës së djeshme (e martë) sipas shifrave zyrtare të drejtoratit tonë, janë vetëm 64 nxënës dhe 9 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Nuk ka nevojë për panik, mësimi është duke u zhvilluar në prani fizike në të gjitha shkollat.

Ne kemi mbajtur një mbledhje me drejtorat dhe doktorë ku këshilluam si të veprohet në rast se ka ndonjë nxënës të dyshimtë me covid19”, tha ai.

Kurse, gjatë ditës së sotme, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci tha se dy shkolla kanë kaluar në skenarin C apo atë online, për shkak të rritjes së rasteve me Covid19./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...