Costa: BE mund ta mbështesë Kosovën por s’mund t’ia kryejë detyrat asaj, vendi ka nevojë për institucione të forta

PUBLIKUAR

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, duke komentuar situatën politike në vend, ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione të forta.

Costa, gjatë konferencës për media pas vizitës së zhvilluar sot, tha se, Bashkimi Evropian s’mund t’i kryejë detyrat e Kosovës, por mund ta mbështesë atë, përcjell Gazeta Express.

“Kosova po shkon në zgjedhje këtë fundjavë dhe mesazhi im për të gjithë liderët politik me të cilët u takova sot ishte i thjeshtë, partneriteti vjen me përgjegjësi. Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’i kryjë detyrat e saj, në vend të saj. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të realizuar reforma dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian”, ka deklarua Costa. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...