Conte drejtë Anglisë, pritet ta zëvendësoj Nuno-n

PUBLIKUAR

Tottenhami sot zyrtarizoi shkarkimin me trajneri Nuno Espirito Santos, pas humbjes 3-0 të skuadrës nga Manchester Unitedi në fundjavë.

Dhe, në bazë të asaj që po raportohet, trajneri i ri i londinezëve do të jetë Antonio Conte.

Shkarkimi i trajnerit portugez Nuno erdhi pas formës të dobët në këtë sezon.

“Gjelat” tani janë hedhur në sulm për ta bindur trajnerin italian, Antonio Conte, i cili në verën i kaluar i refuzoi.

Dy gazetarët italianë, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano janë duke raportuar se Tottenham dhe Conte janë shumë afër arritjes të marrëveshjes.

 

Megjithatë, mediet në Itali dheAngli janë duke raportuar se Conte tashmë ka vendosur të pranojë ofertën e Tottenham.

Ai pritet që sot të jetë në Londër për të diskutuar detajet e kontratës të tij me drejtorin sportiv Daniel Paratic.

Paratic dhe Conte në të kaluarën kanë punuar së bashku në Juventus.

Conte u largua gjatë verës së kaluar nga drejtimi i Interit për shkak të mos pajtimeve me bordin e klubit italian rreth transferimeve dhe shitjes të dy futbollistëve kryesorë, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi.

Ai e fitoi titullin e kampionit me Inter sezonin e kaluar, duke i shpallur kampion pas më shumë se një dekade.

Tottenham pas humbjes nga Manchester United në “White Harte Lane” renditet në pozitën e tetë me 15 pikë. Nuno ishte emëruar trajner i Spurs si zëvendësim i Jose Mourinhos.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...